SHOWBIZ

“Ndizet” lufta Musk-Zuckerberg, Meta ka gati aplikacionin rival me Twitter

Rivali i shumëpritur i Twitter, Meta, pritet të dalë të enjten më 6 korrik, sipas një listimi në App Store të Apple. Aplikacioni, i quajtur Threads, do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me Twitter, me postime të bazuara në tekst që mund të etiketohen, komentohen dhe shpërndahen, sipas shembujve të pamjeve të ekranit në listën e App Store.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të ndjekin llogaritë që ndjekin në Instagram dhe të mbajnë të njëjtin emër përdoruesi. Me Threads, gjigandi Meta po kërkon të përfitojë nga problemet e Twitter pasi manjati Elon Musk mori drejtimin. Në një lëvizje të fundit që zemëroi shumë përdorues, Twitter filloi të kufizojë përkohësisht të shtunën numrin e postimeve që ata mund të shohin.

Rivalët ekzistues të Twitter, si Mastodon dhe Bluesky, ende nuk i kanë ndërtuar rrjetet e tyre për të qenë alternativa praktike. Instagram ka promovuar aplikacionin e tij të ardhshëm me të famshëm dhe influencues të ndryshëm prej muajsh, me synimin për të pasur sukses kur të lançohet.

Aplikacioni është i disponueshëm për “porosi paraprake” dhe pritet të bëjë ‘bumin’ të enjten, sipas listës së App Store. Threads përshkruhet si një platformë “ku komunitetet bashkohen për të diskutuar gjithçka, nga ajo që ka rëndësi për ju sot deri në atë që po ndodh nesër”.

Related posts

Efi për Luizin: Nuk i interesoj unë, mundohet të mos krijojë afrimitet me mua sepse…

admin

Ushtrimi dhe shëndeti i lëkurës: Si lidhen këto me njëra-tjetrën?

admin

A do të jetë edhe Beniada Nishani banore këtë edicion? Përgjigjet modelja

admin

Leave a Comment