SHQIPËRI

E dhimbshme: U aksidentuan teksa po vinin për dasmë në Shqipëri, vdes 6-vjeçarja

Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja Leila Kurti e cila u plagos në një aksident rrugor në periferi të Bolonjës më 14 qershor, teksa ishte në makinë me prindërit dhe motrën e saj katërvjeçare, duke ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në një dasmë.

Vogëlushja, pas 18 ditësh qëndrimi në reanimacionin e spitalit Maggiore në Bolonja ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm.

Nga aksidenti mamaja dhe motra katër vjeçare mbetën të padëmtuara ndërsa babai pësoi disa fraktura, njoftojnë mediat italiane. Makina me të cilën po udhëtonin u përplas me forcë nga pas nga një makinë tjetër.

Banner

Related posts

Katër tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, ku ishte epiqendra

admin

Jori Delli shfaq aftësitë e saj në qitje me armë

admin

Përfundon votimi, Rama bën parashikimin: PS merr mbi 50 bashki

admin

Leave a Comment