KOSOVË

Bill Clinton vizitë historike në Tiranë, dekorohet me “Yllin e Mirënjohjes”!

Është mbajtur sot para kryeministrisë në Shqipëri ceremonia zyrtare për pritjen e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton.

Në nisje të ceremonisë, me emocione kryeministri Rama mbajti fjalën e tij, ku shprehu vlerësimin e pamasë për presidentin e 42-të të SHBA-së, për të cilin tha se ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët.

Rama falenderoi Clinton për ndihmën e madhe që i ka dhënë Kosovës, duke ndryshuar fatin e saj por edhe të Ballkanit.

Një surprizë e këndshme gjatë kësaj pritje, ka qenë prezantimi i disa fëmijëve nga Kosova, të cilët mbanin mbiemrin e ish-presidentit apo emrin e bashkëshortes së tij, në nder të ndihmës së madhe që ai i ka dhënë Kosovës.

Clinton nga ana tjetër ka falenderuar të gjithë shqiptarët për këtë pritje dhe është shprehur se do ta ruajë si thesar këtë vizitë.

Ai komentoi situatën në Kosovë, për të cilën tha se duhet të shtensionohet sa më parë dhe se primare duhet të jetë humanizmi dhe vlerat njerëzore.

Në fund ish-presidenti i SHBA-së, është dekoruar nga kryeministri Rama me “Yllin i Mirënjohjes për Arritjet Publike” si dhe ka takuar disa nga personalitetet kryesore politike në vend.

Në sheshin para kryeministrisë ishin të pranishëm qindra qytetarë e figura politike, të cilët me flamuj amerikanë në dorë kanë nderuar ardhjen e Clintonit në Tiranë.

Related posts

Shtyhet mbledhja e KQZ-së, Elezi: Me gjithë sfidat, po vazhdojmë përgatitjet për zgjedhjet në veri

admin

Po përgatiten autobusë edhe nga Maqedonia e Veriut, nën joshje dhe presion Vuçiqi po tenton organizimin e tubimit më të madh në historinë e Serbisë

admin

Stanishiq dhe Simatoviq dënohen me nga 15 vjet burg për krime në BeH

admin

Leave a Comment