KOSOVË

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, Majlinda Bregu nuk përjashton pezullimin e liberalizimit të vizave

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk do të kenë efekt për takimet që do të organizojë Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i drejtuar nga Majlinda Bregu.

E pyetur në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, ajo konfirmoi vullnetin e saj për të trajtuar Kosovën si të barabartë, por nuk mund të sigurojë se kjo do të zbatohet edhe për takimet e bashkëorganizuara me BE.

“Kosova është anëtare e Këshillit (RCC). Në do të ftojmë Kosovën në çdo format dhe aktivitet që organizohet nga RCC. Në rast se jemi bashkëorganizues me BE, siç ndodhi në takimin e para dy ditëve për Evropën Digjitale, do të këmbëngulim në të drejtën tonë për të patur të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal prezente në takim.”. Zonja Bregu i shmangu komentet rreth përshkallëzimit të situates, në lidhje me Kosovën, megjithëse pohoi se si shqiptare është e keqardhur për rrjedhën që po marrin ngjarjet.

“Uroj që masat e marra të jenë për një periudhë të shkurtër, por këto janë çështje që zyrtarisht nuk i komentoj dot. Dialogu Serbi-Kosovë kalon nëpërmjet Brukselit. Do të doja shumë që, pas periudhës së verës, Kosova të jetë në të gjithë takimet dhe organizmat, pasi, duke nisur nga shtatori bëhen gati nga Procesi i Berlinit deri tek raporti vjetor që Brukseli bën për procesin e integrimit”.

E pyetur nga gazetarja Elona Meço, nëse acarimi i marrëdhënieve mund të përshkallëzohet drejt anullimit të liberaliizimit të vizave, zonja Bregu e pa gotën gjysëm plot.

“Shpresoj që jo, për shkak te rikthimit të dialogut dhe respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE.”- tha zonja Bregu, e cila vë në dukje faktorët që kanë në dorë të mos nxisin pezullimin e liberaliizmit të vizave.

“Këtë e kanë në dorë vendet të cilat duhet të rikthehen në tryezën e Dialogut, Kosova dhe Serbia.”- tha Majlinda Bregu në intervistën për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Related posts

Moszbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, anulon konferencën e donatorëve

admin

Mali i Zi mban zgjedhjet parlamentare! Në garë edhe 2 parti shqiptare në koalicion

admin

Shqipëria rikthen vizat për shtetasit rusë

admin

Leave a Comment