BOTA

Konfliktet Izrael-Palestinë, raporti: Në kampin e Jenit strehohen terroristë

Banner

Tensionet Izrael-Palestinë janë shtuar akoma më shumë gjatë këtij viti. Shpesh të dyja shtetet hedhin akuza të ndërsjella për çdo sulm apo incident që ndodh kryesisht në territorin e bregut perëndimor.

Në një raport të botuar së fundmi, autoritetet izraelite pretendojnë se prej fillimit të këtij viti janë ndërmarrë nga forcat palestineze 290 sulme terroriste ndaj izraelitëve. Shumë prej këtyre sulmeve kanë ndodhur kryesisht në qytetin e Jeninit. Zonë kjo ku është ngritur dhe kampi i refugjatëve palestinezë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve humbën jetën 52 izraelitë.

Në raport më tej argumentohet se palestinezët përdorin kampin e Jenit për të organizuar çdo sulm terrorist kundër Izraelit. Me vendosmërinë se nuk do të lejojë asnjë terrorist që të cenojë jetën e civilëve, Izraeli i kërkon Autoritetit Palestinës që të shtojë kontrollin në kamp dhe të parandalojë këto ngjarje duke vendosur para përgjegjësisë ligjore çdo person.

Në këtë mënyrë, thuhet në raport, konfliktet mes dy vendeve do të shuhen pasi në rajon do të rivendoset siguria dhe stabiliteti.

Por në ndryshim nga ky raport, Palestinezët thonë se sulmet I kanë ndërmarrë si kundërpërgjigje e ofensivave ushtarake që ka ndërmarrë Izraeli kundër forcave të Hamasait.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Scholz: Roli i Gjermanisë në Evropë është “udhëheqje përmes bashkëudhëheqjes”

admin

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s akuza Kinës për jehonë të propagandës ruse: Po ndihmon ekonominë e Kremlinit

admin

Vrasja e të riut grek/ Presidenti i UEFA-s konferencë me Mitsotakis: Do luftojmë fort dhe ashpër huliganizmin

admin

Leave a Comment