BOTA

Zelensky dhe Scholz kërkojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, bënë thirrje më 3 korrik për zgjatjen e një marrëveshjeje që lejon eksportin e sigurt të grurit dhe plehrave nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, tha një zyrtar.

Liderët e Ukrainës dhe Gjermanisë e bënë këtë thirrje për zgjatje përtej 17 korrikut gjatë një bisede telefonike, tha zëdhënësi i Scholz.

Zëdhënësi tha se gjatë telefonatës u bisedua edhe për ndihmat humanitare, ushtarake dhe politike për Ukrainën.

Më 21 qershor, Kremlini kishte thënë se nuk ka “asnjë bazë” për zgjatjen e marrëveshjes së Detit të Zi për drithëra, duke thënë se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) nuk po zbatohej siç duhet.

E negociuar në korrik të vitit të kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, marrëveshja ka mundësuar një korridor të sigurt për dërgesat me drithëra ukrainase, që transportohen nga portet në Detin e Zi. Këto porte, paraprakisht kishin qenë të bllokuara për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia kishte rënë dakord në maj për një zgjatje dy-mujore të kësaj marrëveshjeje, por ka thënë se Iniciativa do të ndërpritet nëse nuk përmbushet një marrëveshje për eksportet ruse të grurit dhe plehrave.

Ukraina e ka akuzuar disa herë Rusinë se po e pamundëson zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke bllokuar regjistrimin e anijeve në të gjitha portet e Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se që nga mesi i prillit, Rusia ka “kufizuar në mënyrë të paarsyeshme” zbatimin e marrëveshjes së grurit.

Në prill, Rusia kishte paralajmëruar se Moska kërkon zbatimin e disa kushteve të saj për zgjatjen e mëtejshme të marrëveshjes./ REL


Top Channel

Related posts

Fotogaleri/ Polonia mban paradën më të madhe ushtarake në dekada

admin

Austria ofron udhëtime hekurudhore falas për një vit… nëse bëni një tatuazh

admin

Zuckerberg vjen me një tjetër deklaratë rreth “luftës” me Elon Musk

admin

Leave a Comment