KOSOVË

Sanksionet duhet drejtuar Serbisë dhe jo Kosovës, përshëndesim distancimin e Shqipërisë nga “Open Ballkan”

Partia opozitare Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me zhvillimet në Veri të Kosovës dhe qëndrimin e Shqipërisë karshi kësaj situate të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell TV21.

Reagimi i Besës në formë të integruar:

Lëvizja BESA gjatë tërë kohës ka theksuar se Procesi i Berlinit ka qenë
dhe mbetet angazhimi kryesor i vendeve të Ballkanit Perëndimor si një
instrument për të çuar përpara demokratizimin dhe zhvillimin e rajonit.
Lëvizja BESA e përshëndet qëndrimin e fundit të kryeministrit shqiptar, Edi
Rama mbi Ballkanin e Hapur, si një moment të ri që rajoni t’i kthehet
Procesit të Berlinit, si një proces i garantuar dhe i qëndrueshëm i integrimit.
Kërkojmë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut,
pra, të përkushtohet në Procesin e Berlinit dhe të heq dorë nga ideja e
deplasuar tashmë e Ballkanit të Hapur.
Lëvizja BESA, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe kudo që janë
kërkojnë që kryeministri shqiptar të qëndrojë përkrah Kosovës kundër
ofensivës serbe dhe ekspansionit sllav në Ballkan, sidomos në këto
momente dramatike për integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Ne nuk përkrahim asnjë lloj zgjidhje që është e papranueshme për popullin
e Kosovës dhe që është në kundërshtim me vullnetin politik dhe demokratik
të popullit të Kosovës.
Duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendet Kosova në gjithë
kontekstin rajonal, Lëvizja BESA kërkon që shqiptarët të flasin të gjithë me
një zë bashkë me Kosovën. Vlersojmë se sanksionet duhet t’i drejtohen
Sërbisë si shtet gjenocidal në Ballkan dhe që në vazhdimësi ka tendenca
ekspansioniste kundrejt popujve tjerë.

Related posts

Mbledhja e qeverive në formatin e paraparë nuk mund të mbahet

admin

Le të përmirësojmë marrëdhëniet e ndërsjella në Ballkanin Perëdnimor, jo t’i ftohim ato

admin

Kamenica e para në Kosovë me stadium të atletikës

admin

Leave a Comment