BOTA

Sulmet ruse në Kramatorsk/ Mbetet e vrarë shkrimtarja e njohur ukrainase

Shkrimtarja ukrainase e vlerësuar me çmime të shumta Victoria Amelina ka vdekur pasi nuk mundi t’iu mbijetonte dëmtimeve të marra pasi një raketë ruse goditi një restorant në qytetin lindor të Kramatorsk të martën.

Studiuesja e krimeve të luftës bëhet personi i 13-të që u vra në këtë sulm. Shoqata e shkrimtarëve PEN Ukraine tha se mjekët “bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetën e saj, por fatkeqësisht plaga ishte fatale”.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë quajtur sulmin një krim lufte. Kramatorsk është nën kontrollin e Ukrainës, por është afër pjesëve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

Amelina, 37 vjeçe, po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë në sallën e njohur Ria Lounge të qytetit kur raketa goditi. Rreth 60 të tjerë u plagosën në sulm. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin në Dnipro, por nuk mundi të mbijetonte, tha PEN Ukraine.

“Me dhimbje të madhe ju informojmë se zemra e shkrimtares Victoria Amelina pushoi së rrahuri më 1 korrik”, thuhet në një deklaratë të grupit.

“Në ditët e fundit të jetës së Viktorias, familja dhe miqtë e saj ishin pranë saj”.

Amelina ishte një nga shkrimtaret e reja më të famshme të Ukrainës, e cila filloi të dokumentonte krimet e luftës pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar. Ajo gjithashtu filloi të punojë me fëmijët pranë vijës së frontit. Vitin e kaluar ajo zbuloi ditarin e shkrimtarit për fëmijë Volodymyr Vakulenko, i cili u rrëmbye dhe u vra nga trupat ruse në qytetin e Izyum menjëherë pas pushtimit.

Libri i saj i parë jo-fiction në anglisht, Ëar and Justice Diary: Looking at Ëomen Looking at Ëar, pritet të botohet së shpejti.

Në një deklaratë të mëparshme që konfirmonte se Amelina ishte plagosur në sulm, PEN Ukrainë dhe vëzhguesi i krimeve të luftës Truth Hounds thanë se anëtarët e të dy grupeve kishin udhëtuar në vijën e frontit me Amelinën.

Tani, Victoria është bërë vetë viktimë e një krimi lufte”, thanë ata.

Një postim i ngjitur në profilin e saj në Tëitter tregon Amelinan duke bërë një foto të një ndërtese të bombarduar në Ukrainë.

“Jam unë në këtë foto”, thuhet në postim.

“Unë jam një shkrimtar ukrainase. Kam portrete të poetëve të mëdhenj ukrainas në çantën time. Më duket sikur duhet të bëj fotografi të librave, artit dhe djalit tim të vogël. Por unë dokumentoj krimet e luftës të Rusisë dhe dëgjoj zhurmën e granatimeve, jo poezi. Pse?”


Top Channel

Related posts

Ushtaret afgane tregojnë historitë e tyre dy vjet pasi talebanët morën pushtetin

admin

Arti italian i Rilindjes ndriçon ekspozitën e Shangait

admin

Trazirat në kabinetin e Xi Jinping, shqetësim për diplomacinë e Kinës

admin

Leave a Comment