BOTA

Të paktën 13 fëmijë të vdekur nga shpërthimi i fruthit në kampet e zhvendosjes në Sudan

Të paktën 13 fëmijë kanë vdekur në javët e fundit si pasojë e shpërthimit të fruthit në kampet e zhvendosjes së brendshme në shtetin e Nilit të Bardhë të Sudanit, mes konfliktit midis dy fraksioneve ndërluftuese të vendit.

“Situata është kritike. Fruthi i dyshuar dhe kequshqyerja te fëmijët janë problemet më urgjente shëndetësore”-  tha dega sudaneze e Médecins Sans Frontière, ose “Mjekët pa Kufij”.

Në një seri postimesh në Tëitter, organizata ndërkombërtare tha: “Shteti i Nilit të Bardhë i Sudanit po pranon një numër në rritje njerëzish që ikin nga konflikti. Nëntë kampe po presin qindra mijëra, kryesisht gra dhe fëmijë.”

Nga 6 deri më 27 qershor, OJQ-ja trajtoi 223 fëmijë me simptoma fruthi në kampet e Nilit të Bardhë, nga 72 të infektuar 13 që vdiqën në klinikat që ajo mbështet. “Ne po presim fëmijë të sëmurë me fruth të dyshuar çdo ditë, shumica me komplikime,” shkroi MSF Sudan në Twitter.

“Mjekët pa Kufij” tha se kishte pranuar gjithsej 3,145 pacientë në dy klinikat në muajin qershor, duke shtuar, “me ardhjen e më shumë njerëzve, ka një nevojë urgjente për të rritur asistencën, për të rritur shërbimet si vaksinimet, mbështetjen ushqimore, strehimin, ujin dhe higjienike.”

“Sezoni i shirave po afron dhe ne jemi të shqetësuar për një rritje të sëmundjeve të shkaktuara nga uji dhe malaries endemike në këtë zonë”– paralajmëroi MSF Sudan.

Ka pasur një rritje të madhe të refugjatëve sudanezë që nga luftimet midis Forcave të Armatosura Sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë më 15 prill. Sipas të dhënave nga IOM, Agjencisë së Migracionit të OKB-së, gati 2.8 milionë njerëz janë larguar.

Të paktën 2,152,936 njerëz vlerësohet të jenë zhvendosur brenda vendit, ndërsa 644,861 të tjerë u larguan përtej kufijve të Sudanit në vendet fqinje, sipas raportit të IOM-it për përcjelljen e zhvendosjeve të publikuar të martën.


Top Channel

Related posts

Ministri italian: Marrëveshja infrastrukturore me Kinën nuk solli rezultatet e pritura

admin

Camaj paralajmëron: Do të rishqyrtohen marrëdhëniet brenda shumicës parlamentare

Gjyla Halili

Vështirësohet situata ekonomike në Gjermani, paraqitet projekt-buxheti shtrëngues për vitin 2024

admin

Leave a Comment