AKTUALE

Mali i Zi me qeveri teknike, Camaj: Presidenti i jep qeverinë partisë me 41 deputetë, qëndrimet e koalicioneve shqiptare

I ftuar në emisionin “Ballkan Update” ka qenë deputeti i Malit të Zi, Nikoll Camaj, i cili foli në lidhje me situatën politike dhe vonesën e krijimit të qeverisë së re edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar prej kohësh.

Ai tha se për shkak të procedurave dhe aktorëve politik të pakënaqur me rezultatin, po shtyhet krijimi i qeverisë së re. Kjo situatë sipas tij pritet të marrë fund të enjten.

“Zgjedhjet kanë përfunduar, mirëpo për shkak të procedurave, aktorëve të pakënaqur përpiqen të fitojnë kohë. Besojnë ditën e enjten do të jetë tentativa fundit për shtyre mbylljen e procesit zgjedhor” tha Camaj.

Kryetari i partisë “Evropa Tani” i cili ka marrë shumicën po përflitet se nuk mund ta marrë mandatin pa dalë vendimi i prokurorit në lidhje me përfshirjen e tij të mundshme me ngjarjen “Do Kwon”.

Camaj tha se kjo është me tepër një manovër politike, sesa faktive, pasi nëse do kishte diçka reale ajo do të kishte dalë gjatë fushatës.

Po sigurisht, nëse prokurori nxjerr fakte nga ajo që shkruhet për koreanin e kriptove. Por duke pasur parasysh që ai është një kriminel e arrestuar dhe ai do të bëjë çmos për të dalë nga situatë. Ajo letër e dalë para zgjedhjeve duket më shumë si një manovër politike, se sa praktike.

Them të drejtën, në bazë të ligjit Evropa Tani ka marrë shumicën dhe meriton të ketë kryeministrin, por ligjet në Malin e Zi lë mundësi për tentativa të ndryshme.

Po të dëshmohej pjesa e kriminelët, pse është pritur deri tani dhe nuk ka dalë gjatë fushatës” shtoi ai.

Sa i përket fuqisë së Presidentit në Malit të Zi për t’i dhënë qeverisë partisë që me 41 mandate, deputeti tha se fillimisht mandati i jepet partisë që ka shumicën, nëse kjo e fundit nuk arrinë të formojë qeverinë, atëherë qeveria i jepet partisë që i çon dokumentin me nënshkrimin e 41 deputetëve.

Me kushtetutë, në raundin e parë mandatin për kryeministër e merr partia që ka shumicën” tha Camaj.

Duket se presidenti Milatoviç nuk i ka marrëdhëniet e mira me Spajiç, por sipas Camajt kjo është një gjë që  fryhet nga aktorët e tjerë që u intereson një përçarje mes tyre, por çdo gjë është normale.

Ka pasur shkrimi lidhje me këtë. Ajo që aktorët politikë nga Evropa Tani janë munduar të promovojnë që jo të gjithë kanë të njëjtat mendime.

Kam bindje se pak me tepër fryhet për përcarje mes tyre nga disa aktorë të tjerë që u intereson kjo gjë.

Evropa Tani brenda për brenda synon ta paraqesë si një gjë normale. Që je anëtar i një partia nuk është thënë që duhet të mendosh njëlloj si gjithë të tjerët” u shpreh Camaj.

Në zgjedhjet e fundit koalicionet shqiptarë nxorrën 3 deputetë dhe sa i përket qëndrimit që do të kenë këta deputetë Camaj tha se ende nuk janë harmoziar mendimet, por duket se janë në një linjë.

“Për momentin ne nuk kemi harmonizuar mendimet dhe qëndrimet me koalicionin tjetër  shqiptar. Duket se dhe ata nuk janë shumë larg mendimeve të Forumit Shqiptar. Për është në interes një qeveri që nuk do të vendosë në pikëpyetje, integrimin ne BE dhe bashkëpunimin me shtetet Evropiane apo njohjen e Kosovës.

Për ne është më rëndësi që programi i qeverisë të përfshijë ata që thashë më sipër” tha Camaj.

Related posts

Menduh Thaçi uron besimtarët e fesë Islame Ramazanin

Gjyla Halili

Ambasadori Hovenier shtron iftar në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë

Gjyla Halili

Shkupi shpallet “Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2028”

admin

Leave a Comment