AKTUALE

Ahmeti: Drinin le ta hetojnë organet e drejtësisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, ka votuar mëngjesin e sotëm në Zajaz për zgjedhjet brenda partiake që po zhvillohen në këtë subjekt politik. Pas përfundimit të votimit, Ahmeti ka dhënë edhe një intervistë eksluzive për TV21. I pyetur për rastin e nipit të tij, Drin Ahmeti, për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia, Ahmeti u përgjigj se Drini nuk mund t’i shmanget hetimit. Ai siguroi se për këtë nuk do të ketë asnjë amnisti apo strehim nga ana e tij apo e BDI-së.

“As Drini nuk mund t’i shmanget hetimit, zbardhjes së vërtetës, për këtë nuk do të ketë asnjë pengesë dhe nuk ka asnjë amnisti apo strehim nga ana ime. Gjithçka çfarë i intereson organeve të shtetit lirshëm të kryhen hetime dhe të zbardhet e vërteta.”- tha Ahmeti

The post Ahmeti: Drinin le ta hetojnë organet e drejtësisë appeared first on Kreu.

Banner

Related posts

Fatmir Dehari takon mërgimtarët: Jeni frymëzim dhe motivim i pashtershëm për ne

Gjyla Halili

Gjyqësori në RMV, Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor

Gjyla Halili

Florim Useini në Düsseldorf: Nevojitet qasje më konkrete për tërheqjen e investimeve të huaja

Gjyla Halili

Leave a Comment