AKTUALE

BDI sot mban zgjedhjet brenda-partiake, në 14 degë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot edhe zyrtarisht do t’i zhvillojë zgjedhjet brenda-partiake për konsolidimin e organeve të tyre partiake në 14 degë të saj me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”.

Nga BDI theksojnë që zgjedhjeve brenda partiake u ka paraprirë me sukses procesi i regjistrimit të anëtarëve dhe shpallja e kandidaturave.

“Pas procesit të realizuar me sukses të regjistrimit të anëtarësisë, verifikimit dhe shpalljes së kandidaturave dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve që përfundon dje, sot ftojmë anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim që të deklarojnë lirshëm vullnetin e tyre për udhëheqësinë e re të degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles.”

Gjatë këtij procesi zgjedhor votohet për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor, proces që do të udhëhiqet nga Komisioni Zgjedhor Partiak i BDIsë.

Zbatimi i këtij modeli në përzgjedhjen e organeve partiake dëshmon qasjen dhe kapacitetin demokratik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Related posts

USHCM feston 75 vjetorin e jubileut dhe Ditën e Cirilit dhe Metodit

Gjyla Halili

NDRYSHIME KADROVIKE NË DIBËR: Allajbegu, kryeshef i policisë kriminale

Gjyla Halili

Fjalimi i Vuçiqit në OKB, analistët: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, të merren masa nga ndërkombëtarët

admin

Leave a Comment