AKTUALE

Çitaku akuzon Kurtin: Kosova nuk i takon një njeriu

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se si pasojë e qeverisjes së tij, Kosova sot “është e përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët”. Ajo ka thënë se “Kosova nuk i takon një njeriu”.

“Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend. Por, Kosova nuk i takon një njeriu”, ka shkruar Çitaku në Facebook të shtunën në mbrëmje.

Ndaj Kosovës ndërkombëtarët kanë nisur t’i marrin disa masa e kanë paralajmëruar pasoja të mëtejme negative, nëse nuk shtensionohet situata në veri.

Gjuha e opozitës ndaj Qeverisë është ashpërsuar pas qëndrimeve kritike e paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për sanksione ndaj Kosovës, për shkak të këmbënguljes së Qeverisë për të mos vepruar konform kërkesave të ndërkombëtarëve për veriun.

Që nga 26 maji, në veri të vendit ka pasur tensione, pasi serbët lokalë nisën protesta kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet komunale të katër komunave veriore. Protestat në fillim qenë të dhunshme e më pas u qetësuan. Situata u përshkallëzua në mes të qershorit kur Serbia kidnapoi brenda territorit të Kosovës tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Të premten, në një samit të BE-së në Bruksel është bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm e është paralajmëruar se nëse kjo s’bëhet do të ketë “pasoja negative”.

Related posts

Sezoni turistik në Kodrën e Diellit, i dështuar

Gjyla Halili

Zyrtari i BE-së: Masat hiqen kur Qeveria të veprojë në përputhje me rekomandimet tona

admin

Ali Ahmeti nga Dibra: Për 22 vite na ka votuar populli, vazhdojmë fuqishëm më 8 maj rrethojmë numrin 4

Gjyla Halili

Leave a Comment