SHOWBIZ

Ekziston një vijë ideologjike në VMRO që mbështet ndryshimet

Banner

Ende nuk dihet se kur do të dorëzohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Sipas Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani një gjë e tillë mund të bëhet vetëm pasi të shteren të gjitha mundësitë që procesi të jetë konsensual. Osmani thekson në VMRO-DPMNE ekziston një grup i njerëzve që besojnë se këto ndryshime janë më se të nevojshme, por nuk precizon nëse bëhet fjalë për deputetë.

“Do të thotë një vijë ideologjike në VMRO-DPMNE të cilët i kuptojnë pasojat nga izolimi i shtetit dhe hyrje në rrugën e dytë. Edhe njëherë po e potencoj, ka dy rrugë. Rruga e shpejtë dhe rruga e shteteve me çështje të hapura. Nga votimi do të varet se në cilën rrugë do të hymë ne. Dalëngadalë po shterohen mundësitë që të bindet VMRO-DPMNE-në, por nuk janë shteruar plotësisht. Prandaj ne do të punojmë me këtë vijë ideologjike që e do këtë shtet dhe të ardhmen e këtij shteti, që e sheh si vendin si shtet europian, demokratik.”- deklaroi Bujar Osmani, minsitër i Punëve të Jashtme.

E nga VMRO-DPMNE ripërsërisin qëndrimin e tyre se askush nga ta nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese nën diktat bullgar, ndërsa i bënë thirrje ministrit që nëse është aq i sigurt të propozojë ndryshimet në kuvend. Bujar Osmani dhe BDI ta shikojnë oborrin e tyre dhe të mos de fokusojnë opinionin, duke u munduar të krijojnë probleme aty ku nuk ka.

Nga ana tjetër edhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Mile Zeçeviq ka treguar se ka bisedime të vazhdueshme me VMRO-DPMNE-në në disa nivele.

 

“Dora e zgjatur e LSDM-së është e sinqertë dhe ka një qëllim – të mirën e vendit. Pas takimit të liderëve LSDM formoi grup punues, e thamë publikisht, çdo ditë e inkurajojmë VMRO-në të kyçet. Ka kontakte të rregullta me kolegët e VMRO-së për tema të ndryshme, qofshin ato që kanë të bëjnë me punën e Kuvendit, me zgjidhje të caktuara ligjore, rregullime, ka dialog përmes grupeve punuese për ndryshimet në kodin zgjedhor e kështu me radhë. Tani shtrohet pyetja publikisht dhe për temën më të rëndësishme, anëtarësimin në BE, pse të mos ulemi në tavolinë dhe të vazhdojmë dialogun?”- tha Mile Zeçeviq.

Por edhe përkundër zërave se VMRO është e unifikuar në qëndrimin e saj, Osmani foli me tone optimiste në pres konferencën e sotme që u mbajt me rastin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore për çka kryediplomati thotë se është format shumë i rëndësishëm duke qenë se përfshinë 13 shtetet e Europës Juglindore.

Banner

Related posts

Facebook dërgon automatikisht kërkesa për miqësi pasi vizitoni një profil

admin

Filmi gjerman “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit” triumfoi në çmimet BAFTA/Lista e fituesve

admin

Duhet ta provoni se s’bën metodën skandinave të gjumit

admin

Leave a Comment