SHQIPËRI

Çka di Fjolla Morina për Ervis Martinaj?

Fjolla Morina përpos e njohur si këngëtare në publik, ajo është emër i njohur edhe tek organet e drejtësisë.

Në disa video të publikuara së fundi, ajo ka akuzuar disa figura publike për krim të organizuar. Mes tyre edhe Durim Keçin, të cilin e cilëson si personin që është në dijeni se ku ndodhet Ervis Martinaj.

Ani pse vdekja e Martinajt është enigmë në të gjithë Shqipërinë, Morina pretendon se ka dokumente të mjaftueshme që vërtetojnë afërsinë e tij me Keçin dhe zhdukjen e tij.

Në një prononcim ekskluziv për Insajderin, nëna e saj Selvete Rexha tha se të gjitha fjalët që ajo ka thënë për Ervis Martinajn janë gënjeshtra dhe nuk duhet askush t’i trajtojë seriozisht.

“Janë fjalë që ajo i shpik në kokën e vet dhe nuk ka lidhje asgjë me rastin i shikon videot në youtube që lidhen me një rast dhe del i komenton ashtu. Do t’ju lutesha që të mos e besoni atë ajo ka probleme psikologjike të rënda i duhet trajtim”, tha ajo për Insajderin.

Kujtojmë se Morina ka postuar një ‘instastory’ ku tregon datën e zhdukjes së Ervis Martinajt, 19 shtator 2022. 

Më tej, ajo nxjerr një sekuencë të një klipi të saj, ku tregon se ora që mban aty është e Vis Martinajt. 

Related posts

42-vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni/ Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Tokyo

admin

Vajza e ish-presidentit Trump viziton muzeun në Tiranë, e shoqëron Rama

admin

Dy turistë bllokohen në majën e Jezercës, ekipet kërkim-shpëtuese po i kërkojnë me helikopter

admin

Leave a Comment