Presidenti amerikan Joe Biden reagoi ashpër ndaj Gjykatës së Lartë të vendit, që zgjodhi ta bllokonte planin e tij për anulimin e borxheve prej 430 miliardë dollarësh në kredi studentore, nga i cili do të përfitonin 43 milionë amerikanë.
Biden njoftoi veprime të reja për të ofruar lehtësime për amerikane me kredi studentore.
“Jam i shqetësuar për këtë që ndodhi. Vendimi ka mbyllur një rrugë dhe tani ne do të ndjekim një tjetër rrugë. Ne të do të shohim se si mund të përdorim mjete të tjera që i kemi në dispozicion për të lehtësuar borxhet nga kreditë studentore dhe për të realizuar endërrat tuaja. Ekonomia është në gjendje të mirë. Kjo është një gjë e mirë për vendin dhe për ju.”
Biden nënvizoi se administrata e tij do të përpiqej të lehtësonte borxhet nga kreditë studentore përmes Aktit të Arsimit të Lartë. Fajin për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Lartë, ai ia faturoi opozitës republikane.
Vendimi qe një goditje e fortë për 26 milionë amerikanëve, që kanë marrë kredi studentore, e që kishin aplikuar për lehtësim nga barra financiare, pasi Biden njoftoi programin në gusht të vitit 2022, deri në nëntorin e vitit kaluar, kur disa gjykata më të ulëta, e bllokuan atë. Ai shihet po ashtu si një pengesë politike për vetë presidentin demokrat.
Gjatë shtete, Arkansa, Ajova, Kansas, Mizuri, Nebraska dhe Karolina e Jugut, kishin ngritur padi kundër projektit të Presidentit. Padi kishin ngritur edhe dy persona, që kishin marrë kredi studentore e nuk kualifikoheshin për lehtësim, sipas kritereve të planit.
Top Channel