KOSOVË

Përfundon zyrtarisht ‘Ballkani i Hapur’! Serbia të pranojë planin franko-gjerman

“Iniciativa ‘Ballkani i Hapur’ ka përfunduar”, kështu deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të dhënë për ‘Euronews Albania’ nga Ulqini, aty ku ishte ftuar në koncertin e tenorit Ramë Lahaj dhe për aktivitete të tjera. Ai tha se nisma e ka kryer misionin e saj për të çuar përpara ‘Procesin e Berlinit’. Rama shtoi se planifikon të bëjë takime me gjithë kryeministrat dhe presidentët në rajon për të folur mbi këtë proces dhe për t’iu kërkuar kohezion e bashkëpunim. Çështja e Kosovës ishte ajo ku u ndal më shumë. Rama tha se plani franko-gjerman është oferta më e mirë e mundshme që duhet të shtyhet para dhe të detyrohet Serbia që ta pranojë. Sipas tij, plani franko-gjerman s’mund të qëndrojë aty për gjithë jetën dhe kryeministri i Kosovës nuk mund ta fitojë këtë betejë diplomatike vetëm si Don Kishot.

Banner

Related posts

Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Veri

admin

Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë, shoqërohet nga bashkëshortja

admin

Takohen Osmani dhe Vuçiqi, Borrell insiston në zgjedhje të reja në Veri

admin

Leave a Comment