AKTUALE

Policia apel shoferëve: Mos fluturoni të arrini detin, familja ka nevojë për ty

Disa aksidente ndodhin gjatë ditës në Shqipëri, kryesisht prej mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, rrugor. Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve, të tregohen të kujdesshëm në shpejtësinë e mjetit, me alkoolin dhe përdorimin e celularit gjatë kohës që janë në drejtim.

Njoftimi: Policia e Shtetit apel përdoruesve të rrugës, gjatë kësaj fundjave të sezonit turistik:

Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara që mbërritja në plazh të jetë e sigurtë!Mos drejtoni mjetin, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!

Përqendrohu në timon! Familja ka nevojë për ty!

Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Banner

Related posts

Kuzeska: I gjithë sistemi po shembet derisa OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN debatojnë në mes vete

Gjyla Halili

“Grup kri’minel që bënë akt te’rrorist ndaj Komunës dhe mua” – Isen Shabani deklarohet për rastin e Kishës në Gallatë

Gjyla Halili

Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në dhjetë komunat në Juglindje ka filluar pa probleme

Gjyla Halili

Leave a Comment