SPORT

Aventura në Evropë, Tirana thirrje tifozëve, pret një “Air Albania” “zjarr”. Shehi: Prurjet janë me shumicë, por…

Në “Air Albania” më 13 korrik, Tirana luan aktin e parë përballë Dinamo Batumi, sfidë e vlefshme për raundin e parë në kualifikueset e Conference League. Klubi bardheblu me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se nga 1 korriku kanë dalë në shitje biletat për këtë përballje me gjeorgjianet. Drejtuesit e klubit, trajneri Shehi, por dhe lojtarët, presin një atmosferë elektrizuese në stadium, shpresojnë shumë të kenë në krah tifozerinë e tyre fantastike për të dale me një rezultat pozitiv nga kjo përballje e parë, në mënyrë që të shkojnë më të qetë në sfidën e kthimit.

Ekipi kryeqytetas synon të kalojë të paktën një tur në këtë aventurë të tyre në Evropë, në një kohë kur shorti në fazën e dytë, gjithnjë nëse kalojnë Dinamo Batumi, përballen me gjigandët e Beshiktash. Presidenti Halili dhe stafi drejtues i kanë vendosur në dispozicion trajnerit Shehi një super skuadër teksa janë ekipi më aktiv në këtë merkato vere. Në kryeqytet kanë zbarkuar lojtarë si Latifi, Nunez, Gledi Mici, Albi Doka, Selmani, Obanor, ndërsa pritet të paktën edhe dy blerje të tjera. Në lidhje me afrimet e verës trajneri Shehi, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit theksoi:

“Prurjet e reja janë me shumicë, përpos anës fizike, tekniko-taktike, është shumë e rëndësishme njohja dhe përshtatja me njëri-tjetrin”. Në lidhje me fazën përgatitore Shehi theksoi se gjithçka po shkon mirë dhe pa dëmtime.

Related posts

Lautaro shkruan historinë, mes dhjetë golashënuesve më të mirë të Interit

admin

Borussia Dortmund e fiton ndeshjen e parë ndaj Chelseas

admin

Betis – Real Madrid, formacionet zyrtare

admin

Leave a Comment