AKTUALE

Eksperti i sigurisë, Shala: Në gusht do të kemi zgjedhje në veri

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, tha se gjatë muajit gusht do të kemi zgjedhje në veri të Kosovës.

Në fund të muajit korrik do të kemi sipas të gjitha gjasave veprimet e para të shpalljes së zgjedhjeve në pjesën veriore. Gjatë muajit gusht do të kemi zgjedhje dhe çështjet janë se faktorët ndërkombëtarë kanë kërkuar që komiteti serb të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe sipas të gjitha gjasave ne jemi drejt një finalizimi të marrëveshjes përfundimtarë që duhet të arrihet më së largu deri në tetor të 2023-së”, tha Shala në Click të RTV21.

Shala tha se nëse tërhiqet Njësia Speciale e Policisë nga pjesa veriore, është problem të rikthehet dhe të garantojnë rend dhe siguri.

Në rast se tërhiqet Njësia Speciale Operative e Republikës së Kosovës nga pjesa veriore, me përgjegjësi të plotë e them që është problem rikthimi i saj në atë pjesë dhe garantimi i rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Shala.

Ai shtoi se rikthimin e kësaj njësie do ta pengonin grupet të cilat janë të strukturuara në pjesën veriore që 23 vjet.

Banner

Related posts

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

admin

Lladrovci publikon video të 1993-tës ku shihet bashkë me Adem Jasharin për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca

Gjyla Halili

Të lodhur janë, thotë Izet Mexhiti për mundësinë që Fronti Europian të mbajë protesta

Gjyla Halili

Leave a Comment