BOTA

Trazirat në Francë/ Plumbi qorr kap 50-vjeçarin, Macron thirrje prindërve: Mbani fëmijët larg trazirave

Presidenti francez, Emanuel Macron u ka kërkuar prindërve që t’i mbajnë fëmijët larg trazirave, duke theksuar se disa nga pjesëmarrësit në protestat pas vdekjes së një 17 vjeçari, ishin shumë të rinj.

Ai shtoi se mediat sociale kishin shtyrë disa fëmijë që të përfshiheshin.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin u ka kërkuar prefektëve rajonalë që të gjitha shërbimet e autobusëve dhe tramvajit të ndalojnë nga ora 21:00 (19:00 GMT).

Disa ngjarje të mëdha publike po anulohen si rezultat i trazirave që shpërthyen në të gjithë vendin.

Më herët, u raportua se koncertet e yllit të popit Mylène Farmer në Stage de France ishin anuluar.

Nga ana tjetër, një burrë raportohet i vdekur nga një plumb qorr në Guajanën Franceze.

Një 50-vjeçar ka vdekur në Cayenne dhe sipas mediave vendase thuhet se është goditur nga një plumb gjatë një proteste në lidhje me trazirat.

Një plumb ishte drejt policisë dhe burri është goditur në gjoks, ndërsa ai ishte në ballkonin e tij në atë moment.

Kryebashkiaku lokal u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë dhunën menjëherë, duke shtuar se nuk duhet të kapen në spiralen e dhunës në Francën kontinentale.