BOTA

OKB i jep fund misionit paqeruajtës në Mali prej aleancës me Rusinë (fotot)

Këshilli i Sigurimit të OKB votoi sot për t’i dhënë fund misioni 10-vjeçar paqeruajtës në Mali, ku junta ushtarake në pushtet kishte nxitur largimin e trupave prej aleancës me Rusinë, shkruan rrjeti AFP.

“Me keqardhje njoftojmë vendimin e qeverisë së përkohshme për të braktisur misionin e OKB, Minusma dhe dëmet që mund të sjellë kjo për popullin në Mali,” tha diplomati amerikan Jeffrey DeLaurentis në Këshillin e Sigurimit.

Ai shtoi se SHBA votoi për rezolutën pasi është dakord me kushtet kohore të misionit.

Zhvillimi vjen teksa sipas OKB junta ushtarake në pushet në Mali kërkoi largimin e trupave prej anësisë së saj me Rusinë.

Misioni paqeruajtës i nisur në vitin 2013 për të parandaluar një mësymje xhihadiste, do të nisë menjëherë reduktimin gradual dhe mbylljen.

Zhvillimi vjen një javë pasi ministri i jashtëm i vendit Abdoulaye Diop habiti Këshillin e Sigurimit, duke thënë se misioni ishte ‘një dështim’ dhe kërkoi mbylljen e tij të menjëhershme.

Lidhjet e Mali-t me OKB janë përkeqësuar ndjeshëm prej ardhjes në pushtet të ushtrisë në vend në vitin 2020 teksa vendi ka ndërprerë dhe bashkëpunimin me ish-fuqinë koloniale Francën.


Top Channel

Related posts

30 viktima të tjera vendosen të prehen në Srebrenicë në 28 vjetorin e masakrës (fotot)

admin

I dha botës lajmin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabet! Zbulohet identiteti i spikerit të BBC-së, i akuzuar për blerje imazhesh seksuale nga të mitur

admin

Guterres: Sudani është në prag të një lufte të hapur civile

admin

Leave a Comment