BOTA

Rebelimi i Wagnerit, “zhduken” gjeneralët e lartë rusë!

Që prej rebelimit të shkurtër të Wagnerit, disa nga gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk janë parë më në publik.

Njoftime të pakonfirmuara thonë se të paktën njëri prej tyre është arrestuar. Me përjashtim të Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, krerë të tjerë të ushtrisë së rregullt ruse duket se po verifikohen me kujdes nëse gjatë kryengritjes se armatosur të grupit të themeluar nga Yevgeni Prigozhin, i qëndruan besnikë Kremlinit.

Brenda Rusisë dhe jashtë saj, ka zëra se aktualisht, po zhvillohet një spastrim masiv brenda forcave të armatosura ruse. Vetë shefi i shtabit të forcave të armatosura, gjenerali Valery Gerasimov nuk është shfaqur më në publik që prej javës së kaluar kur Prigozhin kërkoi largimin e tij. 67-vjeçari Gerasimov është komandanti i forcave ruse në Ukrainë dhe një nga tre personat me qasje tek kodet e armëve bërthamore, sipas disa analistëve ushtarakë perëndimorë.

Një tjetër zyrtar i lartë ushtarak, që mungon në publik është gjenerali Sergei Surovikin, i mbiquajtur nga shtypi rus si “Gjenerali Armagedon” për shkak të taktikave të tij agresive në luftën e Sirisë. Ai është zëvendës komandant i forcave ruse në Ukrainë.

Një artikull i publikuar gazeta “New York Times”, bazuar në të dhënat e inteligjencës amerikane, dilte në përfundimin se ai kishte qenë paraprakisht në dijeni të rebelimit dhe autoritetet ruse po verifikojnë nëse ka qenë bashkëpunëtor i mercenarëve të Wagner-it.

Kremlini e hodhi poshtë njoftimin e “New York Times-it”, duke thënë se ishte një spekulim. Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters të mërkurën se Gjenerali Surovikin kishte qenë në mbështetje të udhëheqësit të grupit mercenar Wagner, Prigozhin, por inteligjenca perëndimore nuk e dinte me siguri nëse ai e kishte ndihmuar rebelimin në ndonjë mënyrë.


Top Channel

Related posts

25 civilë të vrarë në fundjavë në Kartum në konfliktin brutal të Sudanit (fotot)

admin

Miliona njerëz arrijnë në Mekë për haxhin e madh në vapën saudite

admin

Italia dhe Polonia: BE-ja duhet të fokusohet në ndalimin e migrimit

admin

Leave a Comment