BOTA

Video/ Momenti i frikshëm kur një djalë 6-vjeçar bie 13 metra poshtë në një park argëtimi

Një djalë 6-vjeçar ra nga një lartësi prej 13 metrash në një park argëtimi meksikan, tregojnë pamjet tronditëse.

Fëmija po shërohet pas rënies së frikshme në Ekspeditën Amazoniane të Parque Fundidora në Nuevo León të dielën.

Familjarët thanë në Facebook se rripat e sigurisë së djalit u këputën, duke bërë që ai të bjerë në një liqen poshtë.

Njerëzit që ishin prezent dëgjohen duke bërtitur të frikësuar ndërsa djali rrëzohet. Një turist u zhyt menjëherë në liqen për ta shpëtuar djalin. Vëllai i tij tha për mediat e huaja se ai kishte pësuar lëndime të lehta nga rënia, por është tepër i frikësuar.

Agjencitë qeveritare të Nuevo Leon mbyllën parkun për të kryer hetimet e nevojshme për incidentin e paprecedentë.


Top Channel

Banner

Related posts

Moska raketa drejt Ukrainës, 7 të vrarë dhe 90 të plagosur

admin

Greqi/ Lidhi dhinë në makinë dhe e tërhoqi zvarrë, shoferi merr 30 mijë euro gjobë

admin

Dy të vdekur, disa të plagosur nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

admin

Leave a Comment