SHOWBIZ

Disa metoda natyrale për të shpëtuar nga mushkonjat

Përveç diellit me bollëk, pushimeve, deti dhe festave, vera ka dhe diçka të bezdisshme që janë mushkonjat!

Askujt nuk i pëlqejnë mushkonjat dhe njerëzit përdorin metoda nga më të ndryshmet për t’i larguar. Më poshtë kemi disa mënyra të thjeshta si të shpëtoni nga pickimet apo kruajtjet.

Përdorimi i vajit të kokosit dhe produkteve me aromë kokosi mund të ndihmojë në parandalimin e këtyre insekteve të vogla të bezdisshme që t’ju kafshojnë.
Vaji i kokosit ka fituar shumë vëmendje kohët e fundit në rrjetet sociale. Merreni vajin dhe aplikojeni në lëkurë, mund t’i shtoni pak mente ose rozmarinë për të rritur efektivitetin. Një tjetër mënyrë është të merrni vajin e kokosit dhe pak limon t’i bëni bashkë në një shishe dhe ta spërkatni në trup.

Ekzistojnë dhe disa sapune që kanë aftësinë t’ju shpëtojnë nga mushkonjat këtë verë. Ato kanë në përbërjen e tyre këto elementë:

Benzyl benzoat (një përbërës organik që gjendet në aromën e luleve dhe që përdoret zakonisht për trajtimin e morrave)

γ-nonalactone (një përbërës i aromës së shalqinit dhe i identifikuar si një përbërës kyç i aromës së Bourbonit Amerikan)

Benzaldehidi (një aldehid aromatik që gjendet zakonisht në bimë me një erë karakteristike si bajame)

Veç këtyre mund të mbani një bimë të caktuara në vazo në oborrin tuaj me: Livando, Citronella, karafil, mente, borzilok, dru kedri, limon apo rozmarinë.

Related posts

Të mirat që ka në shëndet ndarja e shtratit me qenin tuaj

admin

Familja e Dani Alvesit kërkon ndryshimin e avokatit, reagon ish-bashkëshortja

admin

Top 10 futbollistet më të bukura të Kupës së Botës për femra, në listë edhe një shqiptare

admin

Leave a Comment