BOTA

“Polici i shezlongut” sekuestron peshqirët për të ndaluar pushuesit që t’i rezervojnë ato! Shembulli vjen nga Spanja

Ju ka ndodhur ndonjëherë ju apo të afërmve tuaj që të shkoni në plazh dhe të mos gjeni shezlong bosh, sepse ato janë të bllokuara nga pushuesit të cilët i “rezervojnë” për orë të tëra, me një truk të thjesht: vendosjen e peshqirit sipër për të treguar që janë të zëna?

Plazhistët, turistë dhe vendas, përdorin truqe të tilla kur janë me pushime për të shmangur pagesën disa herë të shezlongut brenda një dite. Madje edhe nëse nuk ndodhen fare personalisht në plazh, lënë një peshqir për të rezervuar vendin dhe të largohen edhe pa adresë.

Në Spanjë kjo është kthyer tashmë në një “rutinë” në plazhet publike, aqsa për t’i dhënë fund fenomentit dhe situatave të pakëndshme, pronarët e bizneseve kanë marrë masa duke urdhëruar persona për të larguar “rraqet” e pushuesve të larguar pa adresë, nga pishinat dhe hapësirat e plazheve. Ata janë konsideruar gjerësisht në Tik Tok “Polici i shezlongut”.

Pamjet që shihni më poshtë janë momenti kur ‘policia e shezllonit’ të Mallorkës u hakmor ndaj mysafirëve të hotelit që kishin rezervuar shezllone. Një anëtar i stafit, i “ngopur” me sjelljen e pushuesit, ka hequr me shpejtësi peshqirët dhe komerdaret e përdorura për shtretërit pranë pishinës në resortin Viva në ishullin spanjoll.

E quajtur ‘policia e peshqirëve’ nga TikTokeri John McGowan, punëtori mund të shihet duke futur sendet e pushuesve në qese plastike. Ai madje ecën rreth zonës së pishinës me një kronometër dhe tastierë për të përcaktuar se për sa kohë është rezervuar secili shezlong, shpjegoi zoti McGoëan.

Nëse ata nuk janë kthyer brenda 30 minutave, sendet e tyre hiqen nga shtretërit. Në vendpushimet spanjolle pranohet përgjithësisht që pushuesit të lënë nga një peshqir në shezlong gjatë gjithë ditës për të nënkuptuar se ai është i zënë. Origjina e këtij rregulli nuk dihet, megjithëse mendohet se është një shpikje gjermane.

 

@chloeturner_1 Another day another sunbed war 😂 #holiday #tenerife #playadelasamericas #sunbeds ♬ original sound – Chloe Turner

Një komentues tha: ‘Bravo për këtë resort. Shpresoj që të tjerët të kenë parasysh. Mund të ndihmojë njerëzit të pushojnë më pak të stresuar nëse vendosja e peshqirit për një kohë të gjatë nuk ndodh më.’

Luftërat në shezlong kanë qenë prej kohësh një rutinë e mëngjeseve të pushuesve britanikë gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Edhe pse jo të gjithë hotelet e lejojnë këtë rregull, kur ai zbatohet mund të krijojë një konkurrencë të nxehtë midis pushuesve të dëshpëruar për t’u kënaqur më shumë se fqinjët e tyre.

Pamjet gazmore të mysafirëve në Hotelin Spring Bitacora me katër yje, në Playa de las Américas në Tenerife, tregojnë turma turistësh të dëshpëruar që presin pranë pishinave të resortit të tyre dhe zbresin masivisht për të kapur vendet më të mira në orët e para të mëngjesit. Disa mund të presin edhe 90 minuta në radhë që në pikë të mëngjesit duke pritur në radhë.

Më keq bëhet situata edhe në Camp de Mar në Majorca, pasi pushuesit vendosin komerdaret dhe peshqirët e tyre në dysheme në hyrje të zonës së pishinës. Fotografitë tregojnë çanta plazhi dhe peshqirë të vendosur në një radhë të rregullt në zonën e mbyllur të pishinës, në mënyrë që mysafirët e hotelit të mund të sigurojnë shezlongun në momentin që hapet pishina.

“Në një përpjekje për të kontrolluar çmendurinë e shazlongut, dera nga hoteli në zonën e pishinës u mbajt e mbyllur deri në orën 08:00”- tha një prej pushuesve.