KOSOVË

Qeveria e Kosovës po na habit me refuzimin e kërkesave të miqve të saj

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara me faktin se Qeveria e Kosovës nuk është duke ndërmarrë hapa konkretë për shtensionimin e situatës në veri të shtetit.

Duke folur në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Hovenier, tha se kryeministri kosovar, Albin Kurti, duhet të nisë zbatimin e planit trepikësh të propozuar nga Bashkimi Evropian për dalje nga situata e tensionuar në veri.

Ky plan, sipas ambasadorit Hovenier, është ajo çfarë përveç SHBA-së, kërkon BE-ja si dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Miqtë e Kosovës, vendet dhe institucionet që më së shumti kanë luajtur rol në mbështetjen e Kosovës në këtë trajektore, të gjitha po kërkojnë nga Kosova, nga kjo Qeveri që të ndërmarrë disa veprime specifike dhe që të zbatojë planin trepikësh të BE-së”, tha Hovenier.

Plani trepikësh i kërkon Kosovës shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Hovenier tha se është e habitshme se pse nuk ka një përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës.

“Jemi të habitur. Është e vështirë për neve ta kuptojmë se përse kjo kërkesë nuk merr përgjigje pozitive dhe nuk duket që do të ketë”, tha ambasadori Hovenier.

Banner

Related posts

Kurti duhet të bindet pak më shumë, të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane

admin

Zhgënjyese që Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

admin

Kuvendi i Kosovës sot me seancë të jashtëzakonshme për shëndetësinë

Gjyla Halili

Leave a Comment