KOSOVË

U fut për t’u larë në Liqenin e Ohrit, ndërron jetë 44-vjeçari nga Shkupi

Një 44-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën pasi u fut për të larë në liqenin e Ohrit, në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, sakaq viktima është një shtetas me inicialet J.S. nga Shkupi.

Nga kqyrja paraprake e trupit të 44-vjeçarit, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Banner

Related posts

Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion

admin

Është e qartë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin

admin

Ka shumë ide, por Prishtina s’do zgjidhje

admin

Leave a Comment