SHQIPËRI

Një nga të vrarët në Shkodër ishte polic, pistë hetimi kultivimi i kanabisit, detajet e reja

Babë e bir u vranë sot në një fshat të Dukagjinit pasi kishin shkuar ditën e sotme për të parë dëmet në shtëpinë e tyre në fshat, e cila ishte djegur një natë më parë nga persona të paidentifikuar.

Një nga pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë, të njësisë Pult në Dukagjin është ajo e kultivimit të kanabisit.

Autori që dyshohet se ka vepruar i vetëm, i ka pritur dhe i ka ekzekutuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 të ditës së sotme, por është bërë publike vetëm në orën 18:15 pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është e largët nga Shkodra dhe me shumë pak njësi banimi.

Vetëm pas telefonatës së familjarëve policia është vënë në lëvizje.

Të dy viktimat rezultojnë pa precedentë penalë, madje Gjokë Gurra kishte punuar vite më parë në Policinë e Shkodrës.

Ndaj dhe policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit, pasi zona e Dukagjinit është e njohur për mbjelljen e tij.

Related posts

Rama, sonte në Top Story! Kryeministri do të flasë për çështjen “McGonigal” dhe akuzat e opozitës

admin

Policia kontrollon lokalet gjatë natës, arrestohen 4 persona

admin

Vuçiqi më populist se kurrë: Orën që e mbaj ia dhuroj fëmijës së parë të lindur me 2024 në Kosovë

admin

Leave a Comment