KOSOVË

Djali im u kishte thënë policëve shqiptarë për mua “Ky është presidenti juaj”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shkruar sërish për vizitën e djalit të tij, Danilos, në Kosovë që e bëri dje, ku mori pjesë në festën e Vidovdanit në Graçanicë.

Vuçiq tha se Policia e Kosovës i kishte kërkuar djalit të tij që me çdo kusht ta heq këmishën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”, por se sipas tij, Danilo nuk u pajtua dhe më pas “i drejtuan armët”.

“Vetëm tani kuptova se çfarë po ndodhte në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danilon, jo shumë larg Podujevës, policia shqiptare kërkoi që ai të hiqte me çdo kusht bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”. Danilo nuk u pajtua dhe më pas i drejtuan armët dhe e pyetën “Emri i babait?” Ai u përgjigj: “Aleksandër! Ky është babai im dhe presidenti juaj”! Këmisha nuk i ishte hequr, fytyra nuk ishte e njollosur. Dorëzimi nuk është një opsion!”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, duke bashkëngjitur një fotografi me të birin e tij.

Mbrëmë Vuçiq po ashtu tha se djali i tij është “më trim” sesa kryeministri Albin Kurti. /21Media

Related posts

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Gjyla Halili

Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist

admin

Ministria e Jashtme jep detaje rreth lirimit të tre policëve

admin

Leave a Comment