BOTA

Tjetër gafë e Bidenit! Komenti për Vladimir Putin shtang gazetarët

Banner

Nuk kanë të ndalur gafat e presidentit amerikan Joe Biden, ndërsa së fundmi një tjetër i është bashkuar listës në rritje, dhe ajo ka qenë pikërisht për luftën në Ukrainë.

Në një takim me mediet gjatë ditës së sotme, zoti Biden iu tha gazetarëve se Vladimir Putin po e humbiste luftën në Irak. Sigurisht që ata mbetën të shtangur sepse Putin aktualisht po kryen një pushtim të Ukrainës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse presidenti rus ishte dobësuar nga ngjarjet e fundit, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai qartësisht po e humb luftën në Irak”.

Në fillim të këtij muaji, zoti Biden habiti dëgjuesit kur përfundoi një fjalim para avokatëve të kontrollit të armëve duke thirrur: “Zoti e ruaj Mbretëreshën”.  Zëvendës sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, nxitoi të sqaronte se ai “po i komentonte dikujt në turmë”. 

Megjithatë, ajo nuk shtoi asgjë më tej se kujt po i përgjigjej apo çfarë e nxiti vërejtjen.


Top Channel

Banner

Related posts

Spanja po përballet me valën e katërt të të nxehtit

admin

Gjermania nga 1 qershori lehtëson edhe më shumë procedurat për punësim

Gjyla Halili

SHBA, tërhiqet urdhri për bastisjen e gazetës në Kansas

admin

Leave a Comment