KOSOVË

Lëri more bakllavat e filmat, jepja shtesat e rrezikshmërisë policëve

Banner

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që t’ia jep policisë shtesat e rrezikshmërisë.

Tahiri përmes një reagimi në “Facebook”, ka komentuar edhe shpërndarjen e bakllavës pjesëtarëve të policisë së Kosovë në veri.

“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami!”, është shprehur Tahiri.

Kryeministri, Albin Kurti sot se ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës. Kurti u ka dërguar policëve edhe bakllava me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Megjithatë, edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sa ishte kryeministër  e kishte zakon të fillonte ditën e Bajramit me oficerët e Policisë së Kosovës, duke iu ofruar kafe e ëmbëlsira./21Media 

Banner

Related posts

Lladrovci përkujton heroin Shaban Polluzha, personifikimin e qëndresës kombëtare të asaj kohe

Gjyla Halili

KE-ja e gatshme për çdo propozim për zgjerimin e BE-së

admin

Kuvendi i Kosovës sot me seancë të jashtëzakonshme për shëndetësinë

Gjyla Halili

Leave a Comment