Aktivistët e “Free Nipples” në Spanjë janë duke festuar pasi pishinat publike u urdhëruan të lejojnë gratë të shkojnë topless, pra pa e mbuluar zonën e gjoksit.
Një ligj për barazinë i miratuar në 2020 lejon gratë që të lejohen të shkojnë topless në pishinat publike në Katalonjë.
Qeveria rajonale e udhëhequr nga e majta republikane katalanase pro-pavarësisë (ERC) lejohet të gjobisë ata që nuk ndjekin vendimin deri në 500,000 euro. Por disa autoritete lokale e kanë ndaluar notin topless për gratë, duke çuar në ankesa nga anëtarët e grupit feminist Mugrons Lliures.
Tani, departamenti i barazisë dhe feminizmit i qeverisë katalanase i ka shkruar një letër bashkisë, me qëllim që të jetë një ‘kujtesë’ e ligjit të detyrueshëm, sipas një zëdhënësi. Në letër thuhej se ndalimi i grave që të shkojnë topless ‘përjashton një pjesë të popullsisë dhe cenon zgjedhjen e lirë të çdo personi në lidhje me trupin e tyre’.
Ai konfirmoi se autoritetet lokale duhet ‘të mbrohen kundër diskriminimit për çfarëdo motivi… duke përfshirë seksin ose gjininë, bindjet fetare ose veshjen’.
Mariona Trabal, një zëdhënëse e Free Nipples, tha: ‘Kjo është një çështje e barazisë gjinore: burrat mund të dalin topless dhe gratë jo.’ Ajo shtoi për letrën: “Ne nuk e dimë pse kanë marrë kaq shumë kohë, por jemi shumë të lumtur”.
Vitin e kaluar autoritetet katalanase nisën një fushatë reklamuese për të mbështetur të drejtën e një gruaje për të dalë topless, pasi disa u ankuan se ishin ndaluar ta bënin këtë.
“Seksualizimi i grave fillon që në moshë të re dhe na shoqëron gjithë jetën”, thuhet në një video të publikuar si pjesë e fushatës, e cila synonte gjithashtu standarde të dyfishta midis gjinive, duke vënë në dukje faktin se është më e pranueshme që burrat të shkojnë topless sesa gratë.
Autoritetet në departamentin e barazisë në Katalonjë vendosën të nisin fushatën pasi dy gra u ankuan se u thanë të mbulonin gjoksin në pishina publike.
Top Channel