AKTUALE

Haradinaj i kërkon Kurtit t’i marrë parasysh kërkesat e Blinkenit

Banner

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria që qysh sot të përfillë këshillat e sekretarit amerikan, Antony Blinken dhe të gjithë aleatëve për rikthimin e normalitetit në veri.

Kjo, sipas tij, nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë vendit.

“Që kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje, të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare, që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe “koha nuk pret”/koha

Banner

Related posts

Mickoski: Vizita në SHBA ishte jashtëzakonisht e dobishme dhe frytdhënëse, pres që rezultatet të jenë të dukshme, intensive dhe të mëdha

Gjyla Halili

KSHZ miraton udhëzimin që zvogëlon numrin e këshilltarëve në komuna

Gjyla Halili

Gashi: Opozita ka kërkuar mbështetjen e një figure jashtë Maqedonisë siç është Kurti, për të kompensuar mungesat e tyre dhe kjo është dobësi

Gjyla Halili

Leave a Comment