SHQIPËRI

Rama në Bruksel: Është detyrim ndaj gjithë rajonit normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur të martën në selinë e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Rama ndodhet në Bruksel për të diskutuar mbi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë më herët se në takimin e tij me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel të dy pranuan se ekziston një domosdoshmëri e menjëhershme për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës.

“Duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, është shprehur Rama.

Rama ka thënë se ka shkuar në Bruksel për t’i përcjellës Michel-it shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon.

Banner

Related posts

Dyshohet se është futur një drogë vdekjeprurëse në Shqipëri

admin

Çuçi kërkesë homologes Braverman: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britani

admin

“Prioritet, antikorrupsioni”/ Ambasadori Kostelancik flet për mandatin e tij në Shqipëri

admin

Leave a Comment