BOTA

Biden: Nuk kemi gisht në rebelimin e Wagner/ Çarje serioze në sundimin e Putinit!

Shtetet e Bashkuara nuk luajtën asnjë rol në rebelimin e shkurtër të grupit mercenar Wagner në Rusi, i cili u kthye në kërcënimin më serioz deri tani ndaj qeverisjes së Vladimir Putinit.

Presidenti amerikan Joe Biden i përshkroi ngjarjet e fundjavës si një “luftë të brendshme për pushtet, ku as SHBA-ja e as NATO-ja nuk kishin gisht. Biden u shpreh se ka folur me “aleatët kryesorë” dhe të gjithë kishin rënë dakort të mos i jepej Putinit “asnjë justifikim për të fajësuar Perëndimin”.

“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë, nuk kishim asnjë lidhje me këtë gjë. Kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë pasojat e ngjarjeve të kësaj fundjave dhe implikimet për Rusinë dhe Ukrainën, por është ende shumë herët për të arritur një përfundim se ku po shkon e gjithë kjo”, tha Biden.

Sipas sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken, episodi i së shtunës tregoi “çarje shumë serioze” në sundimin dy dekadash të Putinit dhe krijoi një premisë lufte kundër atij vetë. Të premten, kreu i Wagnerit Yevgeni Prigozhin e akuzoi ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për sulme me raketa ndaj forcave të tij mercenare në Ukrainë, duke bërë thirrje që t`i jepet fund “të keqes” që ka hedhur rrënjë sipas tij në lidershipin ushtarak rus.

Në një fjalim drejtuar vendit, Putini i kritikoi organizatorët e rebelimit duke i quajtur “tradhtarë”, ndërsa ftoi nga ana tjetër trupat dhe komandantët e grupit që mund të jenë sipas tij “patriot” të bashkohen me ushtrinë duke nënshkruar kontrata me Ministrinë ruse të Mbrojtjes ose me agjenci të tjera të zbatimit të ligjit.

Ai gjithashtu u dha atyre mundësinë të ktheheshin te familjet dhe miqtë e tyre nëse dëshironin ose të transferoheshin në Bjellorusi. Shefi i Kremlinit nuk e përmendi Prigozhinin, i cili udhëhoqi revoltën, megjithatë se personat që ndërmorën këtë kryengritje tradhtuan “vendin dhe popullin e tyre, e tradhtuan dhe ata të cilët i tërhoqën në krim”.


Top Channel

Related posts

Arabia Saudite dhe Rusia kufizojnë furnizimet me naftë për të rritur çmimet

admin

Përse vonohen trenat në Gjermani dhe si dilet nga kjo krizë?

admin

Ish-polici meksikan shpallet fajtor për shpërndarjen e 58 tonëve kokainë

admin

Leave a Comment