BOTA

Moti më i keq në një dekadë! Përmbytje katastrofike në Kili, mijëra të evakuuar

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë të zhdukur pas reshjeve të dendura të shiut që sollën përmbytje katasrofike në Kili.

Përmbytja bllokoi rrugët dhe detyroi mijëra persona të evakuoheshin menjëherë, ndërsa situata e motit përshkruhet më i keqi në një dekadë.

Presidenti Gabriel Boriç vizitoi rajonin e prekur nga përmbytjet, ku të paktën 419 njerëz mbetën të pastrehë dhe 1,002 të tjerë u evakuuan në vende të sigurta për shkak të fatkeqësisë.

Autoritetet paralajmëruan gjithashtu banorët që të kenë kujdes, duke raportuar se reshjet e dendura dhe rreziqet e përmbytjeve do të vazhdojnë edhe për pak kohë.

Ndryshimet klimatike po nxisin gjithnjë e më shumë motin ekstrem. Shirat vijnë disa muaj pas një periudhë zjarresh dhe thatësire të madhe që shkatërruan qindra shtëpi dhe lanë dhjetëra të vdekur në Kili.


Top Channel

Related posts

Inteligjenca amerikane: Rreth 500 mijë të vrarë dhe të plagosur deri në Ukrainë

admin

Erdogan: 214,000 ndërtesa banimi do t’i nënshtrohen prishjes emergjente në zonat e fatkeqësive

admin

Ambasadori Geer uron kryeministrin Xhaferi: Moment i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Gjyla Halili

Leave a Comment