BOTA

Digjet sasia e lëndëve narkotike të paligjshme me vlerë marramendëse në Mianmar

Autoritetet e Mianmarit dogjën një sasi të madhe drogë të paligjshme me vlerë 446 miliardë dollarë, edhe pse kanë deklaruar se nuk po arrinin të ndalonin një rritje të prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Grumbujt e heroinës, kanabisit, metamfetaminës dhe opiumit u dogjën në qendrën tregtare Yangon, në një spektakël vjetor për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm.

Rajoni kufitar “Trekëndëshi i Artë” midis Mianmarit, Laosit dhe Tajlandës ka qenë prej kohësh një vatër e prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të drogës.

Analistët deklaruan se ushtria, e cila rrëzoi një qeveri të zgjedhur dhe mori pushtetin në vitin 2021, nuk ka bërë përpjekjet maksimale për t’i dhënë fund tregtisë fitimprurëse.

Autoritetet në Tajlandën fqinje raportuan se shkatërruan 32 ton drogë të paligjshme, me një vlerë prej rreth 607 milionë dollarë.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Biznesmenët evropianë, në gjyq në Suedi për krime lufte gjatë eksplorimeve të naftës në Sudan (fotot)

admin

Gjykata në Florida e dënon ish-presidentin Trump me 937 mijë dollarë

admin

Masakruan me armë automatike 6 civilë, Ukraina vendos nën hetim 11 ushtarët rusë

admin

Leave a Comment