SHOWBIZ

U licencua si trajner, MC Kresha nis rrugëtimin e ri në klubin e futbollit

Mc Kresha ka deklaruar disa herë se po mendon të tërhiqet nga muzika, duke thënë se nuk mund ta vijojë përgjithmonë profesionin e reperit.  E po ashtu disa herë ka thënë se po të mos ishte bërë muzikant, do bënte diçka që ka lidhje me sportin. 

Para disa javësh ai zbuloi se ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e trajnerit të futbollit. Në Tiranë, MC Kresha ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFAS-s për licencë në kategorinë C. Diploma C e UEFA-s kërkon një minimum prej 60 orësh arsimimi, një minimum prej 15 orësh shpenzohen për të studiuar përmbajtjen interaktive të udhëhequr me një minimum 10 orë të përbërë nga përvoja e punës.

E këngëtari i njohur ka nisur menjëherë nga puna.

Ai do të jetë pjesë e skuadrës së “Phoenix” në Kosovë. Këngëtari do të ketë rolin e menaxherit të përgjithshëm të klubit, si edhe do të jetë pjesë e stafit teknik. Kujtojmë se Kresha ka qenë portieri i Trepçës për disa kohë.

Related posts

‘Ta futa bllok!’ – I thotë Arbenita Feros

admin

5 këshillat kryesore për të trajtuar ftohjen dhe gjëja që nuk duhet ta bëni kurrë

admin

Pa gabime, ne nuk do të ishim njerëzit që jemi sot

admin

Leave a Comment