AKTUALE

Miliona haxhilerë po nisen për në Luginën e Arafatit për të kryer shtyllën kryesore të Haxhit

Miliona haxhilerë po nisen për në Luginën e Arafatit për të kryer shtyllën kryesore të Haxhit, ku qëndrimi në këtë vend është momenti kulminantë, më i shenjtë dhe më i afër shpirtëror me Allahun Fuqiplotë. Të gjithë të veshur në të bardhë. Barazi absolute e gjinisē njetëzore, të bardhë e të zinjë, të kuq e të verdhë. Të gjithë para Zotit me devotshnërinë më të madhe duke ju drejtuar të Madhrishmit: Zoti ynë! Të përgjigjemi”. Të përgjigjemi me trupin tonë, me zemrat dhe shpirtin tonë, me pasurinë tonë, me pozicionet tona. Të përkushtohemi dhe të dorëzohemi me gjithçka, vetëm për një qëllim: Ty të besojmë, ty të adhurojmë, dhe për ty jetojmë dhe veprojmë. Të betohemi i Madhi Zot se do jemi në shërbim të së mirës, paqës, dashurisë, njeriut, krijesave dhe gjithçka që ty ke urdhruar. Të gjithë i kaplon vetëdija e lutjes, të bindur se i Madhi Zot i pranon në mëshirën e tyre, ashtu siç pranoi lutjen e Ademit dhe Havvasë, Ibrahinit dhe Haxheres dhe Muhamedit a.s. me Hadixhen, dhe të gjithë besimtarëve. Ata nesër do t’i luten për dashuri, mbarësi, mëshirë, paqë, respekt, begati, falje, moral, qëndrueshmëri, kontinuitet drejt konstruktives, zhvillimit, përparimit, dhe ngadhnjimit e të bukurës, morales dhe shpirtërores.

Këtu nga vendlindja dhe vatani im, i lidhur ngushtë me ambijentin e Arafatit dhe zemrat e haxhilerëve tanë i drejtohemi të Madhit Zot nga thellësia zemrave tona t’ju jep forcën e imanit, shpirtit, zenrës që me përkushtimin më të thellë t’i kryejnë obligimet e shenjta dhe t’i kaplojë mëshira dhe falja universale e Zotit të gjithmëshirshmit.
Haxhilerë të nderuar! Shfritëzonie ambijentin e shenjtë të Ditës së madhe të Luginë së Arefatit për një betim të sinqertë ndaj Zotit, largim nga mëkatet, vendosshmeri në të mirën dhe falje të mekateve, bekim për të gjithë.
Kështu ju do Zoti

Related posts

Mexhiti: Në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore mirëpritëm Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Gjyla Halili

Kasami: Fronti Evropian të luaj rol konstruktiv në #opozitë

Gjyla Halili

U votua ndryshimi i ligjit, kamatat nuk mund të jenë më të larta se borxhi

admin

Leave a Comment