KOSOVË

Sveçla priti në takim tre policët e rrëmbyer, kërkon që Serbia të japë përgjegjësi për rrëmbimin!

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me menaxhmentin e Policisë së Kosovës ka pritur sot në takim tre zyrtarët policorë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe  Mustafë Shema, të cilët ishin kidnapuar nga njësitet policore-ushtarake të Serbisë, brenda territorit të Republikës së Kosovës, në kohën kur ata ishin në detyrë
zyrtare.

Që të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, çka nënkupton se ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia.

Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Ministri Sveçla shprehi mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi.

“Ky rast i montuar ndaj pjesëtarëve të Policisë duhet të mbyllet pa kushte dhe në tërësi. Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj”, shkruan në kumtesën e kabinetit të Sveçlës.

Related posts

Tiranë, 25-vjeçari i vjedh fqinjit paratë dhe celularin, pastaj i përdhunon të dashurën

admin

Vuçiq: Erdha t’u them qytetarëve se çfarë na pret, do të ketë kohë për konkluzione dhe vendime

admin

Zvicra del me sqarim për kosovarët që duan të punojnë pas liberalizimit të vizave

admin

Leave a Comment