KOSOVË

“Lajm i vonuar” / Rama reagon pas lirimit të tre policëve nga Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se lirimi i tre policëve të Kosovës nga autoritetet serbe rihap rrugën e shtensionimit të procesit të dialogut. Ai ka thënë se lirimi i jep fund dhe heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve “që s’kanë kryer asnjë krim”.

“Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithsesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Rama në Twitter.

Banner

Related posts

Falja e Fitër Bajramit në Tiranë, përzgjidhet nga BBC ndër fotot më të veçanta

admin

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Tahiri: Trendi i votimit në Komisione tregon se i kemi 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare

Gjyla Halili

Chollet bisedon me Vuçiçin, pret “takim konstruktiv” në Bruksel më 2 maj

admin

Leave a Comment