BOTA

Presidenti i Lituanisë: Me rebelimin e Wagner, Putini është ‘lakuriq’

Banner

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është “lakuriq” dhe rebelimi i shkurtër i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin tregon se mund t’i bëhen kërcënime serioze regjimit të tij, tha presidenti i Lituanisë.

Gitanas Nauseda u shpreh i shqetësuar për sigurinë kombëtare të vendit të Lituanisë.

Sekuenca e ngjarjeve ka treguar se mbreti është i zhveshur dhe se kolonat ushtarake të kësaj madhësie mund të marshojnë aq larg sa të përbëjnë një kërcënim themelor për regjimin (rus)“, tha presidenti pas një takimi të këshillit shtetëror të mbrojtjes së Lituanisë.

Në fokus qëndron situata në Bjellorusi, ku është zhvendosur Yevgeny Prigozhin, tha zyra e zotit Nauseda. Gjatë takimit u vendos se “kërcënimi i aktiviteteve të paligjshme në kufirin Lituano-Bjellorusi, përfshirë provokime të ndryshme, po rritet”.

Kjo kërkon “forcimin” e “sigurisë së kufijve lindorë të Lituanisë dhe NATO-s”.


Top Channel

Banner

Related posts

SHBA dënon sulmet ruse në magazinat e grurit: Putinit nuk i intereson siguria globale e ushqimit

admin

Blinken mbërrin në Kiev mes sulmeve ruse, “mesazhi” për Moskën!

admin

Arrestohet agjenti rus për përgatitjen e sulmit në Kiev

admin

Leave a Comment