Të nderuar bashkëqytetarë,
shumë e respektuar anëtarësi e Bashkimit Demokratik për Integrim!
Pas verifikimit, ditën e djeshme të kandidaturave për Kryetar Dege nga Komisioni zgjedhor partiak, po ndaj me Ju publikisht vendimin për të kandiduar për një mandat të dytë për Kryetare të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Kërçovë.
Jam plotësisht e bindur se me eksperiencën e deritanishme, me përkushtimin tonë të madh dhe me bashkimin e energjive të reja do të forcojmë edhe më shumë strukturën tonë.
Synojmë që jo vetëm t’i ruajmë sukseset tona, por edhe t’i shtojmë ato.
Të çmuar anëtarë të BDI-së Kërçovë. Vullneti, angazhimi dhe puna juaj për të mirën e subjektit tonë, paraqesin motiv shtesë për mua që ta udhëheq Degën e BDI-së në Kërçovë edhe për katër vite të tjera, andaj kërkoj mbështetjen tuaj në kētë garë.
Dua t’ju siguroj që dyert e BDI-së në Kërçovë do vazhdojnë të jenë të hapura për të gjithë qytetarët, ndihma ime brenda mundësive do vazhdojë të jetë e pakursyer, dhe dëgjimi i halleve të çdo qytetari do të vazhdojë të jetë obligimi im.
Bashkë me shumë aktivistë do të mundohemi, që të ndërtojmë ura të qëndrueshme të ecurive të mbara të punës.
Më 2 korrik v.2023, ditën kur edhe do të mbahen votimet, u dëshiroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë për Kryetar Dege, anëtar Kryesie dhe Kryetar të Këshillave vendore.
Dalshim faqebardhë!
previous post