SHOWBIZ

Twitter ashpërson masat për lajme të rreme, vendimi pas kritikave nga BE

Banner

Gjigandi i rrjeteve sociale, Twitter ka rënë dakord të respektojë ligjet e reja të Bashkimit Evropian që synojnë parandalimin e lajmëve të rremë, propagandën ruse dhe krimin në internet.

Ky vendim vjen pasi zyrtarë të lartë të komisionit evropian vizituan selinë e kompanisë për të testuar aftësinë e saj për të vepruar legalisht në bllokun evropian, vetëm disa javë pasi pronari i gjigandit të rrjeteve sociale, Elon Musk, hoqi dorë nga kodi vullnetar i praktikës së bllokut për dezinformimin.

Vizita e zyrtarëve evropian kishte si synim të testonin kontrollet e kompanisë mbi propagandën ruse, lajmet e rreme dhe aktivitetin kriminal, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

Komisioneri përgjegjës për zbatimin e Aktit të ri të Shërbimeve Digjitale, mirëpriti faktin që kompania pranoi vullnetarisht kontrollin.

Ligjet e reja hyjnë në fuqi më 25 gusht, megjithatë frika e BE-së se Twitter-i mund të mos i respektojë ishte rritur.

BE-ja e kishte paralajmëruar Musk se ai mund të përballet me një ndalim të plotë në Evropë ose me gjoba deri në 6% të të ardhurave të saj globale nëse nuk përputhet me ligjet.

Sipas Aktit të ri të Shërbimeve Dixhitale, kompanitë e teknologjisë do të duhet të moderojnë platformat e tyre për përmbajtje të dëmshme si dezinformimi dhe të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme.

Kompanitë duhet po ashtu të rrisin transparencën në lidhje me ndërveprimet me përdoruesit dhe të thjeshtojnë marrëveshjet e përdoruesve.

Twitter,  është caktuar si një platformë e ashtuquajtur Very Large Online që do të thotë se do të monitorohet më rreptësisht nga Brukseli sesa platformat më të vogla.

Banner

Related posts

Pesë efektet anësore të qumështit nga konsumimi i tepërt

admin

Shikimi i paqartë dhe harresa, 5 shenja paralajmëruese të një tumori në tru

admin

Ftesë në 5/ 18 vite në Top Channel, Bieta Sulo dhuron lule për secilin ndjekës

admin

Leave a Comment