AKTUALE

Javën tjetër pritet rritja e çmimit të rrymës, ja deri sa mund të shkoj?

Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) në Maqedoninë e Veriut deri të premten e javës së ardhshme do të shpallë vendimin përfundimtar për rritjen e çmimit të rrymës.

Komisioni të hënën në mbledhje përgatitëse para MEPSO-s, MEMO-s, EVN Home dhe EMV-së, do t’i prezantojë vendimet se cilat nga shpenzimet pranohen, por sipas traditës, pritet që kompanitë t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre.

Për momentin është e qartë se nëse pranohen të gjitha vërejtjet për shpenzimet e kompanive që tashmë i dorëzuan ofertat e tyre, çmimi i rrymës do të rritet, edhe pse këtu nuk është përfshirë as TVSH-ja që nga 10% kthehet në 18%.

Sipas përllogaritjeve, nëse pranohen të gjitha shpenzimet, duke përfshirë edhe kthimin e TVSH-së, çmimi mund të rritet për 20%.

Banner

Related posts

Osmani: Populli i Kosovës u bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës

Gjyla Halili

VOTONI PËR FORUMIN SHQIPAR DHE NIK GJELOSHAJ–SOLOMONIN E MALËSISË

admin

Zëvendës drejtori Abdullahi: Deri më 15 Gusht është aktive Thirrja për subvencionimin e shpenzimeve për ambalazhimin e orizit të eksportuar

admin

Leave a Comment