KOSOVË

Sasia e shiut mbrëmë në Pejë, sa gjithë të reshurat gjatë muajit qershor

Prishtina Weather ka njoftur se dje pas orës 20:00 në Pejë janë regjistruar 58 mm të reshura, sasi që është e barabartë me të gjitha të reshurat gjatë muajit qershor atje.

Në njoftim thuhet se sot mbetet mot i paqëndrueshëm, ku gjatë ditës sërish priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, mirëpo sasia e parashikuar e reshjeve është më e ulët, lokalisht sasi prej 10 apo 15mm të reshura mund të akumuluohen për një kohë të shkurtër.

Njoftimi i plotë:

25.06.2023 – Destabilizimi I moti ditën e shtunë, gjatë mbrëmjes së shkuar solli edhe stuhi me rrebeshe të vrullshme shiu në Pejë, që çoj edhe deri tek përmbytje me fatalitete në qytetin e Pejës. Në bazë të matjeve nga stacioni i IHMK-së në Pejë, brenda asaj periudhe, pas orës 20, janë regjistruar 58mm të reshura. Kjo sasi është e barabartë sikurse të reshurat e gjithë muajit qershor për qytetin e Pejës, të bien brenda një kohe të shkurtër.

Gjatë ditës së sotme mbetet mot i paqëndrueshëm, ku gjatë ditës sërish priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, mirëpo sasia e parashikuar e reshjeve është më e ulët, lokalisht sasi prej 10 apo 15mm të reshura mund të akumuluohen për një kohë të shkurtër.

Banner

Related posts

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Gjyla Halili

Zgjedhjet në veri po mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike

admin

Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

admin

Leave a Comment