Besimtarët myslimanë po kryejnë Haxhin në Mekë, aty ku bëjnë ecjen e rëndësishme rreth Qabes, vendit të shenjtë.
Pavarësisht temperaturave shumë të larta në Arabinë Saudite, vizitorët nga e gjithë bota nuk janë ndalur të bëjnë sakrificën e tyre pak ditë para festës së rëndësishme të Kurban Bajramit.
Turma të mëdha pelegrinësh myslimanë të veshur me rroba të bardha tipike për të kryer ritin, ecnin rreth Qabes, kubit të zi në Xhaminë e Madhe të Mekës.
Vendi më i shenjtë i Islamit pritet të presë më shumë se dy milionë adhurues nga 160 vende gjatë riteve vjetore që mund të thyejnë rekordet e pjesëmarrjes, me 1.6 milionë të huaj tashmë atje deri të premten vonë.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga të gjithë myslimanët.
Një seri ritesh të rëndësishme përfundojnë gjatë katër ditëve në Mekë dhe rrethinat e saj në perëndim të Arabisë Saudite.
Të dielën mbrëma, pelegrinët do të fillojnë të lëvizin në Mina, rreth pesë kilometra nga Xhamia e Madhe, përpara kulmit të Haxhit në malin Arafat, ku profeti Muhamed besohet të ketë mbajtur predikimin e tij të fundit.
Koha e verës së këtij viti për Haxhin, e cila ndjek kalendarin hënor, do të testojë qëndrueshmërinë e adhuruesve gjatë ritualit kryesisht në natyrë.
Mijëra ndihmës mjekë ishin në gatishmëri brenda Xhamisë së Madhe. Autoritetet saudite thanë se më shumë se 32,000 punonjës shëndetësorë do të jenë në dispozicion për të trajtuar rastet e goditjes nga nxehtësia, dehidratimi dhe rraskapitja.
Ky vit pritet të jetë më i madhi që nga viti 2019, para pandemisë Covid-19, kur morën pjesë rreth 2.5 milionë njerëz.
Top Channel