BOTA

Shtatë persona të vrarë nga sulmet ruse në zonën e rebelëve në Siri

Të paktën shtatë persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në veriperëndim të Sirisë, përfshirë katër civilë, ka thënë Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Katër civilë janë varë në Jisr al-Shughur dhe tre luftëtarë rebelë janë vrarë në afërsi nga sulmet ajrore ruse”, ka thënë Rami Abdel Rahman, nga organizata me bazë në Londër, që e vëzhgon luftën në Siri.

Sipas tij, të paktën 25 civilë janë plagosur në sulmet e kryera në territorin e kontrolluar nga rebelët në Provincën Idlib, dhe se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Forcat ruse, të cilat e përkrahin regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, u janë përgjigjur sulmeve me dronë të rebelëve në javën e fundit, nga të cilat kanë vdekur katër civilë, përfshirë dy fëmijë, ka thënë Abdel Rahman.

Damasku, me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit, e ka rikthyer pjesën më të madhe të territorit, të humbur në fazat e para të konfliktit të Sirisë, i cili ka shpërthyer më 2011, kur Qeveria i ka shtypur në mënyrë brutale protestat pro-demokracisë.

Zona e fundit e opozitës së armatosur zgjerohet në disa pjesë në Idlibit, Alepos, Hamas dhe Latakias.

Hayat Tahrir al-Sham, që udhëhiqet nga ish-pjesëtarë të një dege të Al-Kaidas në Siri, është grupi dominues në këtë zonë, por aty janë aktive edhe grupacione tjera të rebelëve.

Lufta në Siri i ka lënë të vdekur më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe i ka detyruar miliona të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre./ REL


Top Channel

Related posts

Nga Evropa në SHBA, temperaturat ekstreme përfshijnë edhe Japoninë

admin

18 afganë gjendet të vdekur brenda një kamioni, aktakuzë për gjashtë persona

admin

Britania dhe Franca bashkëpunim kundër emgracionit të paligjshëm

admin

Leave a Comment