Greqia voton sot për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
9.813.595 grekë mes tyre 4.763.264 burra dhe 5.050.331 gra, do t’i drejtohen sot kutive te votimit për të zgjedhur parlamentin e ri me 300 deputetë.
Në votime marrin pjesë 42 subjekte politike prej të cilëve, sipas sondazheve të fundit, në parlament do të hyjnë 4-8 formacione politike.
Sondazhet kryesohen ndjeshëm nga Demokracia e Re e Qyriakos Mitcotaqis i ndjekur nga Syriza e Aleksis Cipras dhe Pasok me në krye Niko Andrulaqis.
Deri në orën 09:15 sipas orës lokale procesi ishte hapur në të gjithë qendrat e votimit. Janë vënë re vonesa në paraqitjen e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore, por Ministria e Brendshme njoftoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit.
Analistët thonë se e diela e dytë pritet të ketë pjesëmarrje edhe më të vogël se procesi 19 majit, pasi qytetarët pritet të preferojnë t’i drejtohen plazheve të shumtë të vendit, edhe për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë këto ditë në territorin e vendit.
Top Channel